Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një i kërkuar për vjedhje të rëndë në Pejë

2019/11/arrestohen-gjasht-euml-meshkuj-dhe-gjasht-euml-femra-p-euml-r-trafikim-me-njer-euml-z_hd-780x439.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së sotme një person të kërkuar për “vjedhje të rëndë”.

I dyshuari ka tri urdhër arreste të lëshuara nga gjykata Themelore në Pejë.

“Njësitet relevante të Stacionit Policor Pejë, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin A. B. i lindur me 1988, m/k/sh, i cili është i dënuar për këtë vepër penale”, thuhet në komunikatën e policisë.

Tri urdhër arrestet e lëshuara nga e njëjta gjykatë, do të procedohen më vonë.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në qendrën e paraburgimit në Pejë, për vuajtje të dënimit. /Telegrafi/