Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një grua, u kap me substanca narkotike gjatë një vizite te një i burgosur në Dubravë

2023/04/ilustrimm.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua pasi kishte substanca narkotike gjatë një vizite te një i burgosur në qendrën korrektuese në Dubravë.

Rasti ka ndodhur të martën, në ora 10:30.

“Nga zyrtarët korrektues është informuar se e dyshuara femër kosovare që ishte ardhur në vizitë te i burgosuri posedonte një qese me substancë të dyshuar narkotike”, thuhet në raport.

E dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/