Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një burrë në Gjilan për shpërndarje të materialeve me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve

22:"Young man in handcuffs
24:"Getty Images/iStockphoto

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gjilan, i cili dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve.

Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur ditën e premte, transmeton Telegrafi.

"Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili përmes rrjeteve sociale në mënyrë të vazhdueshëm ka shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve", thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/