Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një 27-vjeçar nga Haraçina, kërkohej me fletarrest qendror

2022/06/Police-arrests-Atul-Nath-another-accused-in-Assam-Police-SI-Scam-from-Lakhimpur.jpg

Ishte dënuar me 4 vjet e gjysmë burg por i ikte mbajtjes së tyre, prandaj Gjykata Penale në Shkup ka shpallur fletarrest për një 27-vjeçar nga Haraçina. Pas shpalljes së fletarrestit, ai është arrestuar sot në Haraçinë.

“Sot (28.07.2023) në ora 11:40 në fshatin Haraçinë të Shkupit, nëpunësit policorë të SPB Shkup kanë arrestuar A.A.(27) nga fshati Haraçinë. Ai kërkohej me fletarrest të lëshuar nga Gjykata Penale Shkup për mbajtjen e dënimit me burg prej katër vjet e gjashtë muaj për kryerjen e veprës penale 418 të Kodit Penal. Personi do të dërgohet në burg për mbajtjen e dënimit”, qëndron në njoftimin e MPB-së.