Please enter at least 3 characters.

Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje

2018/02/arres.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje.

Personi i parë u arrestua në fshatin Sllatinë e Madhe në Fushë Kosovë, pasi që ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Personi tjetër u arrestua në Prishtinë, pasi që policia i gjeti në veturë një pistoletë me 6 fishek dhe një thikë.

Rastet sipas raportit:• Fsh. Sllatinë e Madhe, Fushë Kosovë 16.07.2021 – 01:30. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Nga i dyshuari është konfiskuar arma dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.• Rr. Enver Maloku, Prishtinë 16.07.2021 – 19:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 6 fishek dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/