Please enter at least 3 characters.

Arrestohen dy persona në Çagllavicë, dyshohen për detyrim në prostitucion

2021/02/arrestohen-dy-persona-hd-1469879436-7973511-1490816710-8552631-1491843617-2479292_1496046364-9838551-780x439-1.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasditen e së hënës të cilët dyshohen për mundësim apo detyrim në prostitucion.

Sipas raportit të PK-së, nga ata janë sekuestruar dy telefona celulat.

Siç njofton tutje policia, rasti po vazhdon të hetohet, teksa në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Çagllavicë 28.06.2021 ─ 17:30. Pas një pune hetimore janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur, nga të dyshuarit janë sekuestruar dy telefona celular. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së. /Telegrafi/