Please enter at least 3 characters.

Arkeologët amatorë gjetën ashtin e vjetër më se dy milionë vjet (Foto)

2017/05/Arkeologët-amatorë-gjetën-ashtin-e-vjetër-më-se-dy-milionë-vjet-foto-1.jpg
29:"© Russell Yeomans / SWNS.com

Dan Chamberlain dhe Russell Yeomans kanë gjetur fosile të shumta gjatë viteve të fundit, por janë befasuar me ashtin e mamuthit, që e gjetën në Norfolk të Anglisë.

Derisa po gërmonin në një plazh, arkeologët amator hasën në fosilin e pjesës së poshtme të këmbës, që besohet të jetë e vjetër më se dy milionë vjet, transmeton Telegrafi.

Ashti i vjetër dy milionë vjet, që u gjet nga arkeologët amatorë

“Kemi gjetur pjesë të krijesave të lashta gjatë tërë bregdetit, por nuk besuam se mund të gjejmë diçka që është e gjatë 1.2 metra”, ka thënë Chamberlain lidhur me rastin.

Madje, ashti i përparmë i këmbës ka qenë shumë lart sipërfaqes së tokës dhe nuk është dashur mund i madh për ta nxjerrë.

Fosili i mamuthit i gjetur në plazh

Rikonstruktimi i mamuthit përmes kësaj gjetjeje, do të ndihmonte për të treguar madhësinë gjigante që e ka arritur. /Telegrafi/