Please enter at least 3 characters.

Ariut i ngec koka në kavanozë - një grup i njerëzve e shpëtojnë atë derisa dolën për të peshkuar

2020/06/ariu-e1593532096908.png

Një familje shpëtoi një ari gjatë fundjavës pasi u gjet me një kavanoz të mbërthyer në kokën e tij, në mes të një liqeni në Wisconsin të SHBA-së.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Tricia Hurt dhe familja e saj ishin duke peshkuar në Liqenin Marsh-Miller, kur vunë re një ari me një kosh plastike në kokën e tij.

Hurt e publikoi një video të dielën në Facebook, që tregoi se si e shpëtoi ariun.

Siç shihet në videon e mëposhtme, ata i afrohen me kujdes ariut, duke u përpjekur të heqin kavanozin nga koka e tij, ndërsa ai lundronte në liqen.

“Ne e shpëtuam këtë ari të vogël”, thotë Hurt. /Telegrafi/