Please enter at least 3 characters.

Arifi: AKI fiton në Likovë me mbi 3000 vota diferencë

Erkan Arifi, kandidati i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim në Likovë, ka shpallur fitoren e zgjedhjeve lokale.

Sipas tij fitorja ështe e thellë me një diferencë prej 3000 votave.

Sipas Arifit, AKI ka 5784 dhe VLEN 2868.

Arifi ka falenderuar të gjithë votuesit e AKI-t, teksa shtoi se janë në pritje edhe të disa rezultateve të tjera nga disa qendra votimi. /Telegrafi