“Arena e Yjeve” sjell episodin e 53-të kushtuar shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut që kanë lënë gjurmë në futboll
Podcasti “Arena e Yjeve”, i mbështetur nga Golden Eagle dhe Air Munich, këtë fundjavë vjen me një episod të veçantë, kushtuar shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut që kanë lënë gjurmë në futbollin shqiptar.
Në episodin e 53-të do të rikthehen rrëfimet e Zekirija Ramadanit, Nderim Nexhipit, Egzon Bejtullait dhe Valmir Nafiut – futbollistë që kanë ndërtuar karriera të suksesshme në klube vendore dhe ndërkombëtare, duke kontribuar njëkohësisht në forcimin e lidhjes së tyre me futbollin shqiptar.
Nga sfidat e para në fushë, te momentet kulmore të karrierës dhe dashuria për fanellën kuqezi, ky episod sjell histori të mbushura me krenari, sakrificë dhe bashkim, duke dëshmuar se futbolli është shumë më tepër se një lojë.
Episodi 53-të transmetohet të shtunën, në ora 17:10, në RTV Dukagjini dhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.
Zekirija Ramadani - Karriera, aventura në Arabinë Saudite, tradita interesante
Nderim Nexhipi - Drejtori sportiv që bëri histori me FC Ballkanin në Evropë
Egzon Bejtullai - Përballjet me yjet botëror, fjalët që ia tha ylli i Juventusit
Valmir Nafiu - Historitë me bashkëlojtarë yje, refuzimi i Ajaxit për Baselin
/TELEGRAFI/


