Please enter at least 3 characters.

Arbana Osmani duket elegante në finalen e Big Brother VIP, zbulon se është shtatzënë

2022/02/272594656_313892580710926_8249817316769163938_n-e1645215719774.jpg

Prezantuesja e njohur, Arbana Osmani është padyshim një prej emrave më të përfolur të ekraneve shqiptare aktualisht.

Prezantimi i saj në spektaklin e Big Brother VIP e ka bërë vazhdimisht pjesë të mediave rozë, dhe përveç tjerave ajo njihet edhe për paraqitjet e saj plot stil.

Edhe sonte kur po mbahet finalja e Big brother VIP, Arbana nuk ka zhgënjyer me dukjen, teksa shihet e veshur me kostum elegant me dekolte të hapur dhe ngjyrë të kuqe, pamjen e saj e kompletoi me makijazh të theksuar dhe flokët bionde të valëzuara.

Foto: Arbana Osmani/Instagram

Ndërsa në hyrjen e spektaklit, Arbana dha lajmin se është shtatzënë dhe do të bëhet nënë për herë të tretë.

“Këtë Big Brother e kemi prezantuar dy veta”, ka zbuluar prezantuesja e njohur.

Foto: Top Channel

Ndërkohë, kujtojmë që Arbana prej vitesh është prezantuesja e formatit të njohur që këtë vit erdhi për herë të parë me figura të njohura. /Telegrafi/