Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj 'bojkotojnë' festën pas Ferma VIP 3?
Pas përfundimit të edicionit të tretë të Ferma VIP, ku fituesja e madhe u shpall poetja Mimoza Ahmeti, u organizua edhe festa përmbyllëse e spektaklit.
Në mbrëmjen festive morën pjesë ish-konkurrentët, opinionistët dhe anëtarë të stafit që kontribuuan në realizimin e formatit gjatë gjithë sezonit.
Atmosfera u karakterizua me muzikë dhe takime mes personazheve që ishin pjesë e këtij rrugëtimi televiziv.
Megjithatë, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi mungesa e dy emrave të rëndësishëm të këtij projekti.
Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj nuk u panë në festën e organizuar pas finales.
Mungesa e tyre nuk kaloi pa u vënë re nga të ftuarit dhe fansat e emisionit, duke nxitur diskutime dhe spekulime të ndryshme në rrjetet sociale.
Deri më tani, as Osmani dhe as Grishaj nuk kanë bërë ndonjë reagim publik lidhur me arsyet e mospranisë së tyre në këtë organizim. /Telegrafi/


