Please enter at least 3 characters.

Apple së shpejti mund të ofrojë opsionin e ruajtjes me kapacitet 1TB

2020/10/Screenshot_1-186.png

Apple së shpejti mund t’u ofrojë blerësve të iPhone një mundësi ruajtje 1TB. 

Këtë e tha Jon Prosser, në Twitter, i cili vazhdimisht shënon lajme për Apple.

Këtë shkrim ai e bëri dje, duke thënë se shpresoj se të gjithë jeni gati për iPhone me kapacitet 1TB, transmeton Telegrafi.

Prosser nuk specifikoi se kur pritet të dalë në treg një iPhone i tillë.

Kompania amerikane e teknologjisë zakonisht dyfishon kapacitetin e ruajtjes te iPhone-t në fund të fundit çdo dy vjet, që do të thotë se " iPhone 13" i vitit të ardhshëm mund të prezantohet me siguri me mundësi ruajtje prej 1TB. /Telegrafi/