Please enter at least 3 characters.

Apple lëshon iOS 7.1.2

2016/01/apple-l-euml-shon-ios-7-1-2_hd.jpg

Versioni i ri i iOS sjell një numër të përmirësimesh dhe lëshime të sigurisë.

iOS 7.1.2 e përmirëson çështjen me enkriptimin në bashkëngjitjet në email, për të cilat ishte raportuar më herët, si dhe një numër të konsiderueshëm të përmirësimeve të vogla, si për shembull: përmirësimin e lidhjes dhe stabilitetit në iBeacon, problemin me transferimin e të dhënave për palët e treat, duke përfshirë skanerët me bar-kod.

Të gjithë përdoruesit e pajisjeve të Apple që duan ta marrin versionin e ri - iOS 7.1.2 mund ta kontrollojnë nëse ky version është në dispozicion për ata në Settings > General > Software Update. /Telegrafi/