Please enter at least 3 characters.

Apple blen kompaninë e Dr.Dre për 3.2 miliardë dollarë?

2016/01/apple-blen-kompanin-euml-e-dr-dre-p-euml-r-3-2-miliard-euml-dollar-euml_hd.jpg

Marrëveshja mes kompanive do të shënohej si më e madhja nga prodhuesi i iPhone, i cili synon blerjen e prodhuesit të dëgjueseve dhe shërbimit për muzikë Beats Electronics LLC për një shumë që arrin në 3.2 miliardë dollarë, thonë burimet e afërta me dy kompanitë.

Blerja e kompanisë së themeluar nga Jimmy Iovine dhe hip-hop artisti i njohur Dr.Dre do të avanconte edhe më shumë pozitën e Apple, sepse do ti jepte kompanisë pronësi edhe në shërbimin e njohur Beats Music, i cili për 10 dollarë në muaj u ofron mundësi të pakufizuara përdoruesve të saj të qasen në këngë dhe katalogje të muzikës nga telefonat e tyre, tabletët apo shfletuesit në ueb.

Muzika gjithnjë ka qenë segment i rëndësishëm për kompaninë Apple, pasi që shërbimet e saj si iTunes dhe iPod Music Player i kanë dhënë një rritje të konsiderueshme kompanisë në dekadën e fundit.

Nëse marrëveshja arrihet, atëherë kjo nënkupton se Apple do ta merrte kontrollin edhe ndaj njësisë së dëgjueseve të famshme Beats, të cilat gjithnjë e më shumë po përdoren edhe nga telefonat mobil. /Telegrafi/