Please enter at least 3 characters.

Anulohet gjykimi për rastin "Fortesa 2", bëhen ndryshime të gjykatësve

2016/12/gjyq-1200x630.jpg

Gjykimi për rastin "Fortesa 2" të Prokurorisë Speciale, është anuluar për shkak të ndryshimit të gjykatëses. Gjykatësja që udhëhiqte këtë lëndë, Gordana Spirevska javën e kaluar u zgjodh anëtare e Këshillit Gjyqësor.

Në rastin "Fortesa 2" i akuzuari i parë është ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në DSK Goran Grujevski, dhe gjashtë të punësuar tjerë të DSK, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata dyshohen nga PSP-ja për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe shkatërrim të tyre në lidhje me përgjimet e paligjshme.

Dokumentet lidhen me dy sistemet përmes të cilave është kryer përgjimi joligjor, të cilat sipas PSP-së, janë shkatërruar gjatë vitit 2014./Telegrafi/