Please enter at least 3 characters.

Anisa tregon si një taksist në Prishtinë ia keqpërdori mirësjelljen - pasi bëri foto me të, e postoi atë në rrjete sociale duke e quajtur "të dashurën e tij"

Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veseli, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Shok Podcast”, ku përballë moderatorit Fis Juniku ka ndarë të pathëna nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Gjatë bisedës, Anisa rrëfeu një prej situatave më të çuditshme që i ka ndodhur, e cila lidhet me një taksist që kishte keqperdorur një fotografi të bërë me të.

“Kam qenë në taksi dhe prej që jam operuar po ulem përpara sepse po vozisin keq, që të mos kem probleme nëpër gunga, më mirë po rri përpara. Ishte një djalë i ri, më tha ‘a të bëjmë një foto se shumë i pëlqen motrës time’, dhe unë i thashë po, sepse askujt nuk i them jo. Pas disa orësh më shkruan një shok duke më thënë ‘për hajr që kishe bo frajer’, sepse ai e kishte postuar në Snapchat me mbishkrimin ‘Me zemrën time’. Pastaj e thirra bazën e taksive dhe u thashë që unë e bëra këtë foto për respekt, jo për të më nxjerrë në rrjetet sociale”, tha Anisa.

Ajo shtoi se raste të tilla të keqpërdorimit të mirësisë e kanë bërë më të kujdesshme në takimet dhe ndërveprimet me njerëzit. Sipas saj, ndonëse gjithmonë ka pasur dëshirë t’u përgjigjet fansave dhe të jetë e afërt me ta, disa situata i kanë treguar se duhet të vendosë kufij të qartë.

Intervista e saj në “Shok Podcast” ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, me shumë ndjekës që kanë komentuar mbi situatën e pazakontë dhe mënyrën se si Anisa e trajtoi atë me qetësi dhe maturi. /Telegrafi/