Please enter at least 3 characters.

Anglia do ta zgjerojë programin e vaksinimit kundër coronavirusit, duke filluar nga e hëna

2021/01/18d0c113-1f76-4efd-bfde-c30587a57142.jpg
350:"Members of the public receive the Oxford/AstraZeneca coronavirus vaccine at Lichfield Cathedral, in Staffordshire, England, Friday, Jan. 15, 2021. The U.K. is ramping up its mass vaccination program as the government seeks to protect the country’s oldest and most vulnerable residents before easing a third national lockdown. (Jacob King/PA via AP)
2:"AP

Duke filluar nga e hëna, Anglia do të zgjerojë fazën tjetër të fushatës së saj të vaksinimit kundër COVID-19 për t’i vaksinuar kështu njerëzit e moshës 70 vjeç e më të vjetër, si dhe ata që konsiderohen më të rrezikuar nga virusi.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, deri tani, programi i vaksinimit ishte i përqendruar në dy grupe prioritare; te njerëzit mbi moshën 80 vjeç dhe punonjësit e shëndetit në vijën e parë të frontit.

“Sot është një moment i rëndësishëm në programin tonë të vaksinimit, derisa do ta zgjerojmë atë për miliona njerëz të tjerë që janë më të rrezikuar nga COVID-19”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson.

Megjithëse vaksinimi i dy grupeve të para mbetet një përparësi, sipas deklaratës, qendrat e vaksinimit që kanë furnizim të mjaftueshëm mund t’i ofrojnë vaksinat tek ata 70 vjeç e lartë së bashku me njerëzit më të rrezikuar nga virusi.

“Tani që më shumë se gjysma e të gjithë të moshuarve nga 80 e lartë janë vaksinuar, ne mund të fillojmë të vaksinojmë grupet e ardhshme më të rrezikuara”, tha ministri i shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock. /Telegrafi/