Please enter at least 3 characters.

Angelo Haruni, Selin Bollati dhe Armir Tola banorët e radhës në BBVA 5

BBVA 5 ka prezantuar tre emra të rinj që pritet të shtojnë ngjyra dhe dinamika të ndryshme në shtëpi.

Moderatori, Angelo Haruni, ka bërë një hap surprizues drejt reality show-t.

Ai e përshkruan veten si një banor strategjik dhe mendimtar, i aftë të përdorë logjikën për të luajtur lojën.

“Sfida ime është t’i çmend të gjithë”, tha ai gjatë prezantimit, duke treguar se nuk ka frikë të tregojë anën e tij më të fortë dhe argëtuese.

Nga ana tjetër, Selin Bollati, e njohur si “Selin the Queen”, vjen me një bagazh artistik të pasur. Balerinë, moderatore dhe influencere, Selin ka studiuar balet që në moshë të vogël dhe ka performuar në shfaqje të ndryshme skenike, përfshirë Teatrin e Operas dhe Baletit.

Në vitin 2024 ajo u bë bashkëprezantuese e netëve finale të Kënga Magjike. Selin është elegante, natyrale, shpeshherë djallëzore dhe e hapur për një lidhje romantike brenda shtëpisë.

Ndërkohë, Armir Tola, sipërmarrës i njohur dhe baba i një vajze, sjell një tjetër dimension në BBVA 5. Ai ka udhëtuar në shumë vende të botës dhe është i njohur për humorin e tij dhe aftësinë për të komunikuar hapur.

Armir vjen për të theksuar rëndësinë e traditave shqiptare, marrëdhëniet familjare dhe dashurinë mes prindërve dhe fëmijëve. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com