Please enter at least 3 characters.

Angelina Jolie thotë se vetëm fëmijët e njohin se kush është, pas dramave me Brad Pitt

2020/08/GettyImages-847072750-e1598302324669.jpg
232:"NEW YORK, NY - SEPTEMBER 14: Actress and Special Envoy to the United Nations High Commissioner for Refugees Angelina Jolie visits The United Nations on September 14, 2017 in New York City. (Photo by Michael Loccisano/Getty Images)
12:"Getty Images

Ajo ka qenë figurë publike për dekada me radhë dhe mori pjesë në filma mjaft të njohur.

Por, Angelina Jolie thotë se vetëm fëmijët e saj e njohin me të vërtetë se kush është, shkruan Daily Mail.

45-vjeçarja në një intervistë për Extra, ka folur më shumë për jetën e saj private, përfshirë edhe filmin e ri “The One And Only Ivan”.

Angelina Jolie (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Agelina do të regjistrojë zërin e një elefanti me emrin Stella, i cili do të lansohet në Disney të enjten.

Derisa flitej për jetën personale në mesazhin e filmit ajo shtroi se fëmijët janë ata që mund të tregojnë se kush është ajo.

(Foto: Monica Schipper/Getty Images for Netflix/Guliver)

“Unë jam më shumë vetvetja sepse nuk di të jem ndryshe, por nëse më pyesni se a më njohin njerëzit me të vërtetë, mund të them se vetëm fëmijët e mi e dinë se kush jam”, është shprehur ajo.

Kjo deklaratë e aktores vjen pas disa dramave që kanë ndodhur gjatë procedurës së divorcit me Brad Pitt.

(Foto: Anthony Harvey/Getty Images/Guliver)

Ajo tashmë është shpërngulur në Richmond të Londrës, aty ku kishte jetuar më parë me aktorin. /Telegrafi/