Please enter at least 3 characters.

Andy Ruiz insiston që rimeçi ndaj Joshuas të zhvillohet sërish në New York

2019/07/AndyRuizjoshua1-1.jpg
231:"NEW YORK, NEW YORK - JUNE 01: Anthony Joshua knocks down Andy Ruiz Jr in the third round during their IBF/WBA/WBO heavyweight title fight at Madison Square Garden on June 01, 2019 in New York City. (Photo by Al Bello/Getty Images)
12:"Getty Images

Andy Ruiz Jr ka thënë se konfirmimi i rimeçit ndaj Anthony Joshuas është bllokuar për shkak të mosmarrëveshjes lidhur me lokacionin e përballjes.

Pas humbjes së papritur nga meksikano-amerikani, boksieri britanik e aktivizoi klauzolën për rimeç, mirëpo akoma nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar nga asnjëra palë.

Andy Ruiz Jr në meçin ndaj Anthony Joshuas (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Eddie Hearn ka vazhduar të thotë se nuk ka vend për shqetësime, derisa Ruiz ka treguar se arsyeja e kësaj bllokade ka të bëjë me dëshirën e tij për t'u përballur sërish në New York.

"Ende jemi në bisedime, ata përpiqen të na çojnë atje (në Angli). Ne përpiqemi ta sjellim sërish këtu në New York. Do të ishte më komode këtu", ka thënë Ruiz për Fox Sports.

29-vjeçari është kampion i trefishtë në kategorinë e peshave të rënda, pasi ia rrëmbeu Joshuas titujt IBF, WBO dhe WBA. Por, britaniku do ta ketë fjalën e fundit lidhur me vendin e rimeçit. /Telegrafi/