Please enter at least 3 characters.

Anderlechti përgatitet në park para sfidës ndaj “Djajve të Kuq” (Video)

2017/04/anderlecht1.jpg

Skuadra belge, Anderlecht nuk ka pasur vendin më të mirë në të cilin do të përgatiten për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Evropës me Manchester Unitedin.

Ndërsa “Djajtë e Kuq” janë në gjendje të përdorin plotësisht qendrën e trajnimit të Carringtonit përpara ndeshjes së dytë të tyre në Ligën e Evropës ndaj  Anderlechtin, kampionët belgë u detyruan të improvizojnë kushtet.

Skuadra nga Pro League po kërkon të ndërtojë diçka të mirë pas barazimit 1-1 nga ndeshja e parë në Bruksel, por ambienti në të cilin ata u lanë për të stërvitur në Manchester mungonin kushtet elementare të cilat duhet të përdoreshin.

Lojtarët u vunë re duke punuar në pjesën e Castlefield Park të qytetit të  Manchesterit, me skuadrën që u nda në dy pjesë dhe luanin me një top mbi një gropë në bar.

Kandidatët e Ligës së Evropës u gjiruan nga një përkrahës i United, i cili madje iu dëshironte atyre fat të mirë para ndeshjes.

Ndryshe, ndeshja luhet sot(enjte) në Old Trafford me fillim nga ora 21:00. /Telegrafi/