Please enter at least 3 characters.

Ancelotti i shtohet listës për të qenë pasues i Mancinit te Italia

2022/03/Mancini-Ancelotti.jpg

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti po lidhet me punën e Roberto Mancinit te Kombëtarja e Italisë.

Pozita e Mancinit është në rrezik pas dështimit të Italisë në kualifikueset e Kupës së Botës mbrëmë kundër Maqedonisë së Veriut.

Humbja dhe mbetja jashtë Kupës së Botës “Katar 2022” ka bërë që e ardhmja e Mancinit të jetë shumë e përfolur.

Drejtuesit e FIGC kanë këmbëngulur se puna e Mancinit është e sigurt, por mediat italiane nuk mendojnë kështu.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, emrat e zëvendësuesve janë duke u përmendur dhe Fabio Cannavaro është nga të parët që po analizohet.

Cannavaro konsiderohet si favorit për të pasuar Mancinin, por tashmë edhe Ancelotti është duke u përmendur si kandidat i mundshëm.

Me Italinë jashtë Kupës së Botës në Katar, Ancelotti nuk do të ketë nevojë të marrë frenat derisa të përfundojnë angazhimet e këtij sezoni me Real Madridin. /Telegrafi/