Please enter at least 3 characters.

Ancelotti deklarohet për shkarkimin që i bëri Napoli

2018/12/ancelotti-e1544461769359.jpg

Carlo Ancelotti është deklaruar rreth shkarkimit që ia bëri mbrëmë Napoli.

Trajneri italian e fitoi ndeshjen ndaj Genkut 4-0 në Ligën e Kampionëve, por që më pas u shkarkuar nga napolitanët.

Ish-trajneri i Milanit, Real Madridit dhe Chelseat, ka thënë se i falënderon pronarët, presidentin dhe lojtarët e klubit për bashkëpunimin që kishin.

“Dua që personalisht ta falënderoj klubin, pronarët, lojtarët e mi, stafin tim dhe presidentin për të jetuar këtë mundësi fantastike dhe të kem një eksperiencë në një qytet të bukur si Napoli”, ka shkruar ai në llogarinë e tij.

Gennaro Gattusso pritet ta zë vendin e Ancelottit dhe kjo mund të ndodh qysh sot. /Telegrafi/