Please enter at least 3 characters.

ANA-MPA: Komentuesit e televizionit shtetëror nuk përdorin emrin e ri "Maqedonia e Veriut"

2020/10/auto_enis_bardhi1553464416-scaled.jpg
247:"Soccer Football - Euro 2020 Qualifier - Group G - Slovenia v Macedonia - Stozice Stadium, Ljubljana, Slovenia - March 24, 2019 Macedonia's Enis Bardhi celebrates scoring their first goal with Ezgjan Alioski and team mates REUTERS/Borut Zivulovic
7:"REUTERS

ANA-MPA, agjencia shtetërore e lajmeve të Greqisë, publikoi një reagim duke kërkuar që komentuesit e televizionit shtetëror të Maqedonisë të përdorin emrin zyrtar shtetëror kur ekipi kombëtar i futbollit të Maqedonisë luan në Kampionatin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Skuadra e futbollit e Maqedonisë së Veriut regjistroi paraqitjen e saj të parë dje në një Kampionat Evropian, duke luajtur kundër kombëtares së Austrisë, nga e cila humbi 3-1, në ndeshjen e parë të grupit.

"Ndeshjen e transmeton televizioni shtetëror i Maqedonisë së Veriut, "RTVM", i cili ka të drejtat për të transmetuar EURO 2020 në vend.

Përkundër faktit se financohet direkt nga buxheti i shtetit të Maqedonisë së Veriut (jo nga kompensimi reciprok) dhe për këtë arsye, sipas Marrëveshjes së Prespës, ajo duhet të përdorë emrin zyrtar të vendit, kur transmetimi i ndeshjes bëri krejt të kundërtën. Dy komentuesit e ndeshjes vazhdimisht flisnin për "kombësinë e Maqedonisë" dhe e quanin vendin "Maqedoni".

Në asnjë rast ata nuk folën për një "qytetar të Maqedonisë së Veriut" gjatë gjithë ndeshjes, as nuk përdorën emrin e ri të vendit, Maqedonia e Veriut", thuhet në reagimin e ANA-MPA./Telegrafi/