Please enter at least 3 characters.

Ana Kabashi thekson format trupore në imazhet provokuese

2021/11/collage-1-3-scaled.jpg

Ana Kabashi ndonëse është aktive me projekte muzikore, ajo arrin të jetë në fokus të mediave rozë edhe për postimet në rrjetet sociale.

Këngëtarja e njohur numëron mbi 168 mijë ndjekës në Instagram, ku edhe janë të shumta pozat që sjell, shumica prej tyre tejet provokuese.

E tillë erdhi edhe në postimet e radhës që bukuroshja nga Peja bëri në InstaStory, teksa u shfaq elegante, por edhe joshëse.

Foto: Ana Kabashi/InstaStory

E veshur në një bluzë të bardhë, pantallona elegant dhe taka të larta, Ana pozoi në një pamje të mrekullueshme në natyrë.

Foto: Ana Kabashi/InstaStory

Ajo dukej tërheqëse, ndërsa në fokus kishte ekspozimin e formave të cilave ajo iu kushton kujdese të madh me ushtrime intensive në palestër.

Foto: Ana Kabashi/InstaStory

Ndryshe, këngëtarja po shijon suksesin e këngës së fundi “Sa kem pi” që e solli bashkë me videoklip. /Telegrafi/