Ambasadori Delawie do të dekorohet nga Haradinaj
29/08/2018
Ka nisur takimi mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ambasadorit amerikan Greg Delawie, që po mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Zyra e kryeministrit ka njoftuar se në këtë takim Delawie do të dekorohet nga kryeministri për kontributin e dhënë për Kosovën, meqë është në fund të mandatit të tij si ambasador. /Telegrafi/


