Please enter at least 3 characters.

Alternativa anulon mbledhjen, nesër vendos nëse do të bëhet pjesë e qeverisë

2021/10/alternativa-MK.jpg

Partia Alternativa ka anuluar mbledhjen e Këshillit Qendror që duhej të mbahej sonte në Tetovë.

Të njëjtën e ka caktuar për nesër, në ora 18:00.

Në këtë mbledhje do të sillet vendimi përfundimtar se nëse kjo parti do t’i bashkohet Qeverisë.

Kujtojmë që Alternativa në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut përfaqësohet me katër deputetë.