Please enter at least 3 characters.

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman me pushime në Dhërmi

2021/08/almeda92_22709619_1591225324231543_6627742812471296000_n-e1630071186836.jpg

Çifti i njohur Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Për këtë ata kanë zgjedhur bregdetin shqiptar, përkatësisht Jugun e Shqipërisë për t’i kaluar disa ditë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.

Ata kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa imazhe, ku kanë treguar momentet e këndshme që po shijojnë atje.

Aktualisht, çifti ndodhen në Dhërmi së bashku me dy fëmijët e tyre, duke u freskuar në detin e jugut.

Megjithëse jetojnë në Turqi, Almeda dhe Tolgahan nuk i kanë të rralla vizitat në trojet shqiptare.

Një pjesë e familjes së Almedës vazhdojnë të jetojnë në Shqipëri dhe ajo shkon atje për t’i takuar sa herë që mundet. /Telegrafi/