Please enter at least 3 characters.

Allegri: Nuk kam pasur zënkë me Vidalin

2016/01/allegri-nuk-kam-pasur-z-euml-nk-euml-me-vidalin_hd.jpg

Strategu italian e zëvendësoi kilianin në minutën e 70-të të takimit të Kupës së Italisë (të mërkurën) dhe mediat italiane spekuluan se mesfushori kishte pasur një zënkë me trajnerin për këtë gjë.

“Zënkë ndërmjet kujt? Mes meje e Vidal? U befasova kur e lexova në Tuttosport, besoj se ishte Tuttosport”.

“Është normale se një lojtar mund të nevrikoset kur zëvendësohet, por është pjesë e lojës, pjesë e futbollit”.

“Por, jo, nuk ka pasur zënkë me Vidalin, sepse nuk kemi pasur se çfarë të sqarojmë”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/