Please enter at least 3 characters.

Allegri: Interi luajti mirë, ne bëmë paraqitje të jashtëzakonshme  

2018/04/Allegri-Dybala-Higuain.jpg
293:"MILAN, ITALY - APRIL 28: Gonzalo Higuain (R) of Juventus FC celebrates his goal with Paulo Dybala (C) and Massimiliano Allegri during the serie A match between FC Internazionale and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on April 28, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Massimiliano Allegri ka folur pas fitores së madhe ndaj Interit në udhëtim në derbin e Italisë i njohur ndryshe si Derby d'Italia.

Juventusi ka arritur të marr një fitore të madhe ndaj Interi, duke u rikthyer nga disavantazhi prej 2-1, për të fituar në fund 2-3 dhe kjo fitore e ka lumturuar Allegrin.

"Ishte një mbrëmje e mrekullueshme e futbollit mes dy ekipeve që duhej të fitonin dhe provuan me të gjitha", ka thënë fillimisht Allegri për Mediaset Premium.

"Ne ishim agresiv dhe luajtëm mirë gjatë pjesës së parë, por ne ramë në gjumë në zhveshtore dhe përfunduam duke u zvarritur".

Juventusi mori një fitore që i lë ende favorit për titull (Getty Images)

"Interi ka luajtur mirë, por u lodh në fund, u shkatërrua fizikisht dhe morëm avantazhin. Është një hap tjetër drejt Scudettos, edhe pse mbetet shumë e vështirë".

"Asgjë nuk është e sigurt në futboll. E dija se do të ishte e vështirë dhe në katër raundet e fundit ka gjithmonë më shumë presion se kur luani në shtator".

"Edhe një skuadër me forcë të madhe mendore do të ketë momente ku ata humbin besimin. Për fat të mirë, djemtë e kanë gjetur përsëri dhe e kemi kthyer atë".

"Fitorja ndaj Interit do të bëjë një ndryshim të madh në garën e Scudettos. Është shumë e vështirë për të fituar në San Siro dhe djemtë bënë një performancë të jashtëzakonshme", përfundoi italiani. /Telegrafi/