Please enter at least 3 characters.

Allegri e konfirmon se ka refuzuar Realin dhe Chelsean

2018/06/Massimiliano-Allegri-1.jpg
241:"MILAN, ITALY - APRIL 28: Juventus FC coach Massimiliano Allegri looks on prior to the serie A match between FC Internazionale and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on April 28, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Massimiliano Allegri e konfirmon se ai mund të merrte drejtimin e Real Madridit ose Chelseat, por vendosi të qëndrojë te Juventusit.

Tekniku italian tregoi se nuk ishte i interesuar për aventurë të re pasi dëshiron triumfe me Zonjën e Vjetër.

"Le të themi se i kam thënë po Juventusit”, ka thënë Allgeri për Sky.

Allegri dhe Zidane (Foto: Getty Images)

"Kam folur me Florentino Prezin një herë dhe i thash që për respektin që kam për presidentin Andrea Agnelli, të cilit ia ka dhënë fjalën, unë do qëndroja te Juventusi".

"Ishte një vendim që tashmë e kisha marrë, e respektova fjalën që kisha dhënë, pa marrë parasysh opsionet tjera".

"Duhet të falënderoj presidentin e Real Madridit që më dha shansin".

"Chelsea? Le të themi që vendimi për të qëndruar te Juventusi tashmë ishte marrë dhe falënderojë ata që më kërkuan", ka shtuar Allegri. /Telegrafi/