Please enter at least 3 characters.

Aliu: Përfundon ndërtimi i parkut të ri në Mollopolc të Shtimes

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar për përfundimin e një projekti të ri në fshatin Mollopolc, ku është ndërtuar një park i ri për banorët e zonës.

Përmes një postimi në Facebook, Aliu bëri të ditur se parku tashmë është i gatshëm për përdorim dhe do t’u shërbejë fëmijëve dhe qytetarëve si një hapësirë rekreative.

“Edhe një projekt i përfunduar me sukses në Mollopolc. Parku i ri tashmë është gati, një hapësirë më shumë për fëmijët dhe qytetarët”, ka shkruar Aliu.

Ai theksoi se Komuna e Shtimes do të vazhdojë me realizimin e projekteve të tjera në interes të qytetarëve.

“Vazhdojmë me punë të mira”, ka shtuar ai.

Sipas kryetarit, investime të tilla synojnë përmirësimin e hapësirave publike dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët e komunës. /Telegrafi/