Please enter at least 3 characters.

Alisson dëshiron qëndrimin te Roma

2017/05/received_10212813962570048.jpeg
11:"Paolo Bruno

Portieri brazilian, Alisson nuk e ka ndërmend të largohet nga Roma.

Edhe pse ka qenë zgjedhja e dytë e Luciano Spallettit, Alisson ka treguar paraqitje të mira në Ligën e Evropës.

24-vjeçari u kërkua nga Sao Paulo si huazim për vitin tjetër, por agjenti i tij ka bërë me dije se Alisson nuk largohet.

Maria Neis, agjenti i portierit brazilian ka thënë se ai është i lumtur në Romë dhe do të luftojë për pozitën e titullarit.

“Alisson është një portier i Romës dhe ai është i lumtur me jetën këtu dhe klubin”.

“Nuk kemi pasur kontakte me Sao Paulon për huazimin e portierit pasi ai nuk dëshiron largimin”.

“Alisson dëshiron qëndrimin në Romë dhe të luftojë për pozitën e titullarit”, ka deklaruar Neis. /Telegrafi/