Alexander Sorloth po 'e fundosë' Real Madridin, kompleton het-trikun
Real Madridi e ka humbur epërsinë 4-1 ndaj Villarrealit, me këta të fundit që i barazuan shifrat në 4-4.
Derisa pjesa e parë përfundoi 4-1 në të mirë të Los Blancos, që i shënuan golat me anë të Arda Guler me dy (14’ dhe 45+2’), Joselu (30’) dhe Lucas Vazquez (40’).
Për vendasit shënoi Alexander Sorloth (39’), që edhe filloi të gjithë skenarin.
Sulmuesi në pjesën e dytë është i pandalshëm, pasi kompletoi het-trikun.
Në minutat 48-të, 52’ dhe 56-të, Sorloth shokoi Real Madridin, duke i barazuar shifrat në 4-4.
Norvegjezi është aktualisht golashënuesi më i mirë në La Liga me 23 gola dhe gjashtë asistime. /Telegrafi/
??| GOAL: VILLAREAL HAVE EQUALISED!!! IT’S ALEXANDER SORLOTH, AGAIN!!!!!!!!
Villareal 4-4 Real Madrid
pic.twitter.com/NHJLgAdyMK— Transfer Sector (@TransferSector) May 19, 2024


