Please enter at least 3 characters.

Alexander-Arnold flet për skemën e golit të katërt

2019/05/XherdanShaqiribarcelona.jpg
277:"LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 07: Xherdan Shaqiri and Trent Alexander-Arnold of Liverpool celebrate after the UEFA Champions League Semi Final second leg match between Liverpool and Barcelona at Anfield on May 07, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Trent Alexander-Arnold e ka komentuar ekzekutimin e shpejtë të goditjes nga këndi që ishte një skemë, e cila rezultoi me golin e kualifikimit për Liverpoolin në finale të Ligës së Kampionëve.

Goli i katërt u shënua në minutën e 79-të, ndërsa erdhi nga një skemë ndërmjet Xherdan Shaqiri dhe mbrojtësin anglez.

Derisa mesfushori shqiptar u nis drejt këndit për ta ekzekutuar goditjen, mbrojtësi i krahut e pa të lirë Origin në zonë dhe ia pasoi topin, ndërsa ai e shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për skuadrën.

"Ishte thjesht instinkt. E sheh një mundësi", ishin fjalët e mbrojtësit të Liverpoolit lidhur me skemën e golit që e vulosi kualifikimin.

https://www.dailymotion.com/video/x77ovyf

"Gini (Georginio Wijnaldum) është një top lojtar, ai i shënoi dy gola. Të gjithë do ta mbajnë mend këtë moment", ka thënë Alexander-Arnold pas ndeshjes kundër Barcelonës.

Liverpooli do ta presë në finale fituesin e duelit ndërmjet Ajaxit dhe Tottenham Hotspur që zhvillohet të mërkurën. /Telegrafi/