Alexander-Arnold emocionon të gjithë me reagimin e tij pas vdekjes tragjike të Jotas
Trent Alexander-Arnold i ka bërë homazhe ish-shokut të tij të skuadrës, Diogo Jotas, pas konfirmimit tragjik të vdekjes së tij të enjten në mëngjes. 28-vjeçari dhe vëllai i tij Andre Silva humbën jetën në një aksident automobilistik në Zamora, në veriperëndim të Spanjës, në orët e para të së enjtes, ku policia spanjolle konfirmoi se dy vëllezërit udhëtonin në autostradën A52 me një automjet që u përfshi nga flakët.Dëshmitarët që njoftuan shërbimet e emergjencës thanë se makina, një Lamborghini, u përfshi nga flakët pasi një gomë shpërtheu gjatë një parakalimi.Një valë homazhesh u shpërndanë për të nderuar futbollistin portugez, duke përfshirë Liverpoolin, skuadrat e tij të mëparshme, Cristiano Ronaldon, Jurgen Kloppin dhe trajnerin aktual të Liverpoolit, Arne Slot.
/Telegrafi/


