Please enter at least 3 characters.

Aleix Vidal braktis Barcelonën?

2016/09/vidal.jpg

Barcelona ka vendosur ta largojë mbrojtësin e djathtë Aleix Vidal.

Kështu së paku raportojnë mediat spanjolle, të cila shkruajnë se spanjolli nuk është i kënaqur me hapësirën kohore që po i jep trajneri Luis Enrique.

Mbrojtësi pritet të largohet ose të huazohet gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Telegrafi.

Vidal 27-vjeçar mund të rikthehet në Sevilla apo të shkojë te skuadra e Valencias, e cila ka kërkuar shërbimet e futbollistit edhe në të kaluarën.

Vlen të theksohet se Vidal deri më tani ka pasur vetëm dhjetë paraqitje në fanellën e katalonasve. /Telegrafi/