Alban Mehmeti me album të ri
09/12/2015
Këngëtari Alban Mehmeti ka realizuar albumin e tij më të ri muzikor.
“Mos qaj” mban titullin albumi, i cili përmban gjithsej 14 këngë.
Albani për Telegrafin tha se albumi ishte planifikuar për publikim gjatë verës por përshkak të obligimeve të mëdha u shty deri tani.
Orekstrimin e ka bërë Leart Boshnjaku, ndërsa këngët janë të përpunuara.
Që nga largimi i tij nga grupi Aurora, Albani ka korrur një sukses të madh si solo këngëtar duke qenë ndër më të kërkuarit. /Telegrafi/


