Please enter at least 3 characters.

Alarmohet OBSH, virusi Zika po përhapet shpejtë

2016/03/zikaa.jpg

Virusi i shfaqur së fundmi Zika, është duke u përhapur me shpejtësi të madhe. Ky është shqetësimi që ka alarmuar së fundmi Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Nga një takim i fundit i Komitetit emergjent të kësaj agjencie ndërkombëtare thuhet se Zika po përhapet përmes mushkonjave, por, pa përjashtuar edhe rastet përmes transmetimit seksual.

Siç raporton BBC, nga kjo mbledhje thuhet se së fundmi janë evidentuar disa lindje me defekte. /KP/