Please enter at least 3 characters.

Alarmohen skuadrat e mëdha evropiane, Real Madridi përgjysmon çmimin e James Rodriguez

2020/07/GettyImages-1179189839.jpg
266:"MADRID, SPAIN - OCTOBER 05: James Rodriguez of Real Madrid celebrates after scoring his team's 4th goal during the Liga match between Real Madrid CF and Granada CF at Estadio Santiago Bernabeu on October 05, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

James Rodriguez pritet të largohet këtë verë nga gjiganti spanjoll Real Madrid.

Mesfushori kolumbian nuk është në planet e trajnerit Zinedine Zidane dhe pritet largimi i tij.

Kontrata e lojtarit me Realin skadon në verën e vitit 2021 dhe Los Blancos nuk duan ta humbasin atë pa para.

Kësisoj Reali i ka vendosur një çmim të ri yllit kolumbian për ta larguar gjatë afatit kalimtar veror.

Lideri i La Ligas ka vendosur që ta përgjysmojë çmimin e James ku nga 50 milionë sa kërkonte më parë tani janë gati ta lënë të lirë për vetëm 25 milionë euro.

Sipas asaj që ka njoftuar Marca, çmimi i ri i James Rodriguez ka alarmuar skuadrat e mëdha evropiane që duan shërbimet e tij.

James Rodriguez . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Arsenal, Manchester United, Everton dhe Newcastle United janë skuadrat angleze që e duan transferimin e kolumbianit.

Rodriguez kërkohet edhe në Serie A nga skuadra si Napoli dhe Milan, ndërsa interesim për të ka shfaqur edhe Atletico Madrid në Spanjë dhe ish-skuadra e tij Monaco në Ligue 1.

28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje në të gjitha garat me kampionin e shumëfishtë të Spanjës, duke shënuar një gol e duke bërë dy asistime. /Telegrafi/