Please enter at least 3 characters.

Alarmi për bombë zbraz Qendrën tregtare në Angli

2016/05/alarmi.jpg

Qendra tregtare “Victoria” në Nottingham të Anglisë, është evakuuar sot pas alarmit për një bombë të vendosur brenda mjediseve të saj.

Zyrtarët policorë kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar pas zërave për një valixhe të dyshimtë.

Vetëm disa javë më parë në Angli ishte evakuuar terminali më i madh i autobusëve dhe trenave “London’s King’a Cross Station”.