Please enter at least 3 characters.

Alarm për bombë në një ndërtesë në Prishtinë, banorët evakuohen

Një alarm për bombë është raportuar mbrëmjen e sotme në një ndërtesë banimi në lagjen Pejton të Prishtinës.

Banorët e objektit janë evakuuar, ndërsa rrugët përreth janë bllokuar.

Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për detaje shtesë, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk është marrë përgjigje.