Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Lezhës - evakuohet personeli, policia nis menjëherë kontrollet
Pjesë e alarmit për bombë në disa institucione në vend ishte edhe Gjykata e Lezhës, ku pas marrjes së njoftimit u evakuua personeli dhe godina u rrethua nga forcat e Policisë.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Eris Nikolli, shërbimet e Policisë nisën kontrollet në ambientet e gjykatës, ndërsa punonjësit u nxorën nga godina për arsye sigurie. Për shkak të situatës, aktiviteti i gjykatës u ndërpre gjatë paradites te së enjtes, duke përfshirë edhe disa seanca gjyqësore të planifikuara, mes tyre dhe ata për vlerësimin e masave të sigurimit.
Në të njëjtën ditë, në adresat zyrtare të disa institucioneve ne vend perfshire edhe Lezhën kanë mbërritur disa emaile kërcënuese nga një adresë që pretendon se është e lidhur me Shtetin Islamik (ISIS), duke vene ne levizje autoritet, ndërsa burimi dhe autenticiteti i tyre mbeten ende të pakonfirmuara.
Kontrollet dhe veprimet e Policisë do të vijojnë deri në përfundimin e plotë të verifikimeve, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për një kërcënim konkret, një alarm të rremë apo një tentativë për të krijuar panik. /Tch/


