Please enter at least 3 characters.

Al-Hilal trondit me vendimin për Benzeman, francezi mund të largohet këtë verë

Al-Hilal po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së bashkëpunimit me Karim Benzeman gjatë kësaj vere, raporton gazetari saudit Ahmad.

Sipas raportimeve, klubi saudit po mendon t’i ofrojë sulmuesit francez një marrëveshje financiare për t’i dhënë fund kontratës, por vetëm nëse arrin të sigurojë më parë një tjetër sulmues të aftë për të shënuar gola gjatë këtij afati kalimtar.

Lajmi vjen vetëm një ditë pasi Benzema reagoi me nervozizëm pas zëvendësimit të tij në minutën e 70-të, në fitoren 4-2 të Al-Hilalit ndaj Al-Faisaly, në ndeshjen hapëse të kampionatit saudit.

Megjithatë, trajneri Simone Inzaghi e mbrojti francezin, duke e konsideruar reagimin e tij si të natyrshëm, pasi një sulmues i nivelit të Benzemas dëshiron të qëndrojë në fushë.

Benzema iu bashkua Al-Hilalit si lojtar i lirë gjatë dimrit, pasi ndërpreu kontratën me Al-Ittihad.

Që nga transferimi, ish-sulmuesi i Real Madridit ka zhvilluar 14 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 10 gola dhe dhuruar pesë asistime.

Pavarësisht statistikave pozitive, e ardhmja e tij në Arabinë Saudite tashmë është vënë në pikëpyetje, ndërsa gjithçka mund të varet nga aftësia e Al-Hilalit për të gjetur një alternativë në repartin ofensiv. /Telegrafi/