Aktorja shqiptare që kërkon suksesin në Turqi (Video)
Gruaja me origjine nga Fushe-Kruja nuk është mjaftuar vetëm me aktrimin, por ka guxuar dhe më shumë. Ajo drejton një emision muzikor ku pjesa më e madhe e këngëve janë shqiptare duke ndikuar në përhapjen e gjuhës sonë.
Në fillim nuk ishte e lehte të transmetohej në gjuhen amtare në një vend të huaj, por falë punës, ajo ia doli.
Në vitin 1997, Mimoza la Shqipërinë së bashku me dy djemtë për të gjetur vendin e saj të dytë. Shkollën e aktrimit e nisi në vitin 2000, gjë që ia hapi rrugën e artit.
Në të ardhmen ka në plan që të hapë një shkollë shqipe në Turqi, që sipas saj, do të jetë një sipërmarrje e madhe.
Ndërkaq, perspektiva deh ambiciet e saj në të ardhmen është që të pushtojë televizionet kombëtare në Turqi. /TopChannel/Telegrafi/
Aktorja shqiptare në Turqi - Top Channel...by TopChannelAlbania


