Please enter at least 3 characters.

Aktorja Gina Rodriguez bëhet nënë për herë të parë

2023/03/Screenshot_4-35.png

Gina Rodriguez raportohet se është bërë nënë për herë të parë.

Aktorja 38-vjeçare dhe bashkëshorti i saj, Joe LoCicero, kanë mirëpritur fëmijën e parë bashkë.

Ylli i “Jane the Virgin” u pa duke bërë një shëtitje në Los Angeles me të porsalindurin.

Foto: The Image Direct

Nëna e rej u shfaq me një veshje të thjeshtë, pantallona të zeza dhe një triko të ngjashme.

As Rodriguez dhe as bashkëshorti i saj nuk kanë njoftuar lindjen e foshnjës së tyre dhe nuk kanë zbuluar gjininë apo emrin.

Foto: The Image Direct

Çifti theksojmë që u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Jane the Virgin” në vitin 2016.

Ai dhe fituesja e “Golden Globe” u fejuan në korrik të vitit 2018, teksa u martuan në maj të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Gina dhe bashkëshorti i saj (Foto: Instagram)