Please enter at least 3 characters.

Aktorja e filmave pornografikë, hyn në arenë për të ndaluar luftën me dema (Foto/Video)

2016/01/aktorja-e-filmave-pornografik-euml-hyn-n-euml-aren-euml-p-euml-r-t-euml-ndaluar-luft-euml-n-me-dema-foto-video_hd.jpg

Amina Axelsson ka kaluar dy rrethoja dhe ka hyrë në ringun që ndodhet në Marbella të Spanjës.

Suedezja ka nxjerrë një baner, ku shkruan: “Ndalojeni luftën me dema”.

Mirëpo, me të hyrë në terrenin prej dheu, ajo është larguar me forcë, nga njëri prej asistentëve të matadorit, transmeton Telegrafi.

Gruaja 41-vjeçare, e cila ka famë në industrinë e filmave për të rritur, është aktiviste e fuqishme e të drejtave të kafshëve.

Në anë tjetër, me gjithë kërkesat për ndalimin e luftërave me dema, Spanja ende po e lejon këtë lojë tradicionale. /Telegrafi/