Please enter at least 3 characters.

Aktori Bob Odenkirk është hospitalizuar pasi humbi ndjenjat në xhirimet e “Better Call Saul”

2021/07/bob.jpg

Aktori amerikan, Bob Odenkirk, është dërguar me urgjencë në spital pasi humbi ndjenjat në xhirimet e serialit “Better Call Saul” në New Mexico.

Mediat njoftojnë se 58-vjeçari ishte duke filmuar një skenë kur u sëmur, ndërsa në ndihmë i dolën anëtarët e ekipit të kamerës.

Ai më pas u transportua në një spital në Los Angeles, ku është duke u mjekuar aktualisht.

Odenkirk kohët e fundit u shfaq në trilerin-aksion “Nobody” (“Askush”).

Seriali "Better Call Saul" është një ‘spin-off’ i serialit të njohur "Breaking Bad" dhe aktualisht po xhirohet sezoni i gjashtë dhe i fundit, i cili do të shfaqet në vitin 2022. /Telegrafi/