Please enter at least 3 characters.

Aktorë e këngëtarë, të gjithë urojnë për fitore "Dardanët"

2019/06/ffk_kos_61611110_142002136910747_7471069810690278345_n.jpg

Kosova ka shënuar fitore historike në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

Bullgaria ishte viktima e parë e "Dardanëve", të cilët arritën të triumfuan si mysafir në Sofje me rezultat 3-2.

Tashmë kanë reaguar shumë këngëtarë, aktorë si dhe personalitete të njohura shqiptare, të cilët kanë përshëndetur triumfin e përfaqësueses sonë.

Pas kësaj, Kosova zë pozitën e tretë në grupin A të me pesë pikë gjersa kombëtarja e Republikës së Çekisë, e cila pas fitores kundër Malit të Zi (3-0), ka gjashtë pikë dhe renditet e dyta.

Në pozitën e parë është kombëtarja e Anglisë, e cila ka po aq pikë sa çekët, por që gol dallimin e kanë më të mirë.

Ndryshe, malazezët zënë pozitën e fundit të renditjes tabelore me dy pikë në tri ndeshje. /Telegrafi/